Nga e premtja, 20 nëntor, Franca do të rrisë nivelin e rrezikut të gripit të shpendëve nga “i moderuar” në “i lartë” , që është niveli më i lartë i paralajmërimit dhe përfshin, ndër të tjera, mbajtjen e detyrueshme të shpendëve në zona të mbyllura, sipas dekretit të Ministrisë Franceze të Bujqësisë të botuar sot në Gazetën Zyrtare.
Vendimi i Ministrisë u mor për shkak të një rritjeje të numrit të rasteve të gripit të shpendëve shumë patogjene tek shpendët e egër në disa vende fqinje si dhe shpërthimeve të konfirmuara të infeksionit në territorin francez, duke përfshirë familjet e vogla që mbarështojnë shpendë, raporton Figaro.
Në fillim të shtatorit, një shpërthim i gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë u zbulua në një fermë rosash në departamentin e Maine-et-Loire, si rezultat i së cilës u vranë rreth 7,600 kafshë .
Gjatë sezonit 2025/2026, nga gushti 2025 deri në fund të korrikut 2026, në Francë u regjistruan 156 shpërthime të gripit të shpendëve në ferma dhe në familje të vogla.
Ky numër është dukshëm më i ulët krahasuar me sezonin rekord të vitit 2021/2022, kur u regjistruan mijëra pika të nxehta.







