Ballina Aktualitet Hetimi për ish-deputetin e PS Jurgis Cyrbja, SPAK thërret Adrian Çelën

Hetimi për ish-deputetin e PS Jurgis Cyrbja, SPAK thërret Adrian Çelën

123
0

SPAK thërret ish-kreun e OSHEE Adrian Çela për ta pyetur në kuadër të hetimit të SPAK për ish-deputetin e PS-së Jurgis Cyrbja.

Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako.

Cyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.