Ballina Sport Zyrtare/ Milani shkarkon Fonsecan, i beson një tjetër trajneri portugez

Zyrtare/ Milani shkarkon Fonsecan, i beson një tjetër trajneri portugez

35
0

Barazimi 1-1 në shtëpi kundër Romës ‘derdhi kupën’ e mbushur për trajnerin Paulo Fonseca, me Milanin që vendosi shkarkimin e tij pas vetëm gjashtë muajsh në krye të stolit.

Tanimë kuqezinjtë kanë gjetur zëvendësuesin dhe ai është një tjetër portugez, i njohur për punën e bërë si trajner te Porto. Sérgio Conceição do marrë frenat e ekipit me objektivin që është “lufta” për titull dhe qëndrimi mes katër ekipeve më të mira.

50-vjeçari është i njohur në Serie A pasi si futbollist ka shkëlqyer me Lazion si dhe ka qenë pjesë e Interit dhe Parmës (1998-2004). Si trajner Sérgio Conceição ka drejtuar Olhanense, Coimbra, Braga, Guimaraes, Nantes dhe së fundmi Porton.

Portugezi pritet që të hedhë firmën në kontratë, por interesant është fakti se i biri, Francisco është pjesë e Juventusit po në Serie A.