Ballina Rajoni Ishte në paraburgim për trafik droge, krimineli i arrestuar bullgar arratiset nga...

Ishte në paraburgim për trafik droge, krimineli i arrestuar bullgar arratiset nga spitali i Athinës

214
0

Një kriminel bullgar ka arritur të arratiset nga spitali shtetëror grek Nikaia në Athinë, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Ai u arratis mbrëmjen e së shtunës dhe është një kriminel i cili ishte në paraburgim për trafik droge, njoftoi transmetuesi publik shtetëror ERT.

Ai kishte deklaruar më parë se ishte i sëmurë dhe ishte dërguar në spital. Në një moment, ai kërkoi të shkonte në tualet, të cilin e përdori për të kërcyer nga dritarja e banjës.

Policia greke është vënë intensivisht në kërkim të tij.