Ballina Europë Përmbytjet katastrofike në Valencia, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Përmbytjet katastrofike në Valencia, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

309
0

Disa mijëra njerëz mbushën rrugët në Valencia për të kërkuar dorëheqjen e presidentit të rajonit, Carlos Mazón dhe qeverisë së tij për reagimin e pamjaftueshëm ndaj përmbytjeve shkatërruese, që tetorin e kaluar vranë qindra persona.

Edhe pse më të pakët në numër se herët e tjera, zyrtarët lokalë deklaruan se në marshim u mblodhën rreth 25 mijë persona.

Mazón ndodhet nën një presion të madh pasi administrata e tij dështoi të njoftonte qytetarët për rrezikun nga përmbytjet. U deshën disa ditë që autoritetet të mobilizonin skuadrat e emergjencës.

Banorët, që po përballen me një proces të gjatë dhe të kushtueshëm rindërtimi, thonë gjithashtu se qeveria i ndau vonë dhe me ritme të ngadalta ndihmat.

Mazón ka mbrojtur mënyrën e menaxhimit të krizës duke thënë se fuqia e saj kishte qenë e paparashikueshme dhe se administrata e tij nuk kishte marrë mjaftueshëm njoftime nga qeveria qendrore.