Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike ka zhvilluar takime këtë të hënë në Durrës, Spitallë dhe zonën e Kënetës. Ajo ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e opozitës në protestën e ditës së shtunë.
Në një postim në rrjetet sociale, Garo ka zbardhur detaje nga takimet duke theksuar se qytetarët do të mbushin rrugët e Tiranës në 8 shkurt. Sipas saj, demokratët janë në këmbë.
Postimi
Takime entuziaste sot ne Durres ne Spitalle dhe Kenete!
Demokratet jane ne kembe! Te gjithe bashke do mbushim rruget e Tiranes me 8 shkurt ora 17.00! #qeveriteknike #demokratetdrejtfitores #pdneproteste