Ballina Politika Arrestimi i Veliaj, shoqëria civile lajmëron festë sot para Komisariatit Nr.3 te...

Arrestimi i Veliaj, shoqëria civile lajmëron festë sot para Komisariatit Nr.3 te ‘Mine Peza’

168
0

Shoqëria civile ka njoftuar një festë simbolike për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot në orën 18:30, përpara Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Mine Peza”. Ky aktivitet vjen në vazhdën e protestave të shumta ndaj Veliajt, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për akuza që përfshijnë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Në protestat e mëparshme, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryebashkiakut, duke improvizuar edhe “arrestimin” simbolik të tij me pranga, për të denoncuar korrupsionin në Bashkinë e Tiranës.