Ballina Aktualitet Të afërmit rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit në Lushnjë: Ambulanca e...

Të afërmit rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit në Lushnjë: Ambulanca e solli të vdekur në spital

47
0

Kanë dëshmuar për mediat të afërm të viktimës Daniel Rika, i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët për shkak të panikut nga tërmeti i mesnatës.

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”, tha një i afërmi i viktimës.

Nga ana tjetër, një tjetër i afërm theksoi se i 20-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I afërmi: Iku me nusen, vajti te shtëpia dhe më tha që kishte vdekur çuni nga tërmeti.

Si nga tërmeti? Ishte në gjumë?

I afërmi: Më duket se po.

Nga çfarë probleme shëndetësore vuante?

I afërmi: Më duket se vuante nga ana mendore. Ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe merrte edhe ilaçe për kurime.

Po shtëpia ka pësuar dëme nga tërmeti?

I afërmi: Nuk di gjë.

Juve çfarë e keni familjen e viktimës?

I afërmi: Krushk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu