Mediat online po raportojnë për një shpërthim të mundshëm të një epidemie të re në Kinë, pasi spitalet janë mbushur me pacientë që dyshohet se janë infektuar me metapneumovirusi njerëzor (HMPV).
Ky virus sezonal, i zbuluar për herë të parë në Holandë në vitin 2001, zakonisht shkakton infeksione të mushkërive, por shpërthimi aktual në Kinë duket se është më i rëndë se sa zakonisht. Shumë pacientë po përjetojnë simptoma që ngjasojnë me ato të Covid-19.
Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka një rritje të infeksioneve të HMPV, por autoritetet po përpiqen të minimizojnë shqetësimet, duke theksuar se shpërthimet e viruseve të tilla janë të zakonshme gjatë dimrit. Përveç HMPV, autoritetet gjithashtu raportojnë për një shpërthim të norovirusit, një infeksion që shkakton të vjella dhe diarre, i cili po përhapet dhe pritet të mbetet në nivele të larta për dy muajt e ardhshëm.
HMPV është një shkaktar kryesor i infeksioneve respiratore akute dhe përhapet nga kontakti i ngushtë me individë të infektuar, me simptoma që ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, dhe zakonisht zgjasin dy deri në pesë ditë.