Ballina Politika “Qytetarët nuk i duan më dinozaurët e politikës”/ Çepani: Ka ardhur koha...

“Qytetarët nuk i duan më dinozaurët e politikës”/ Çepani: Ka ardhur koha për ndryshim

79
0

Aktivistja Edlira Çepani thekson se kërkesa kryesore e qytetarëve që protestojnë është që të ketë meritokraci në mënyrën si zgjidhen deputetët në Parlament, dhe kryetarët e partive të mos kenë mandate të përhershme.

E ftuar në një emision televiziv, aktivistja u shpreh se qytetarët nuk duan më “dinozaur” , që qëndrojnë në krye të partive për mandate të tëra, pa qenë asnjëherë zë i qytetarëve.

“Sistemi politik që qytetarët kërkojnë, nuk është të ikë njëri dhe të ulet tjetri. Nuk është të ikë dikush edhe të ndryshojë emri brenda partisë, apo të vijë një parti tjetër, është të ndryshojë edhe mënyra se si këta njerëz zgjidhen, që të jetë meritokratike, dhe të mos jetë më një mënyrë ku ne na vendosen ca njerëz, dhe e dimë pjesën më të madhe të Parlamentit që para se të ndodhin zgjedhjet, ku në mënyrë abritrare zgjidhen edhe brenda partive politike”, u shpreh aktivistja.
“Nga ana tjetër ajo që qytetarët duan, është që këtu të ketë një meritokraci, dhe ata që votojnë të kenë një zë me votën e tyre, më shumë demokraci e brendshme, jo dinozaur të partive politike që qëndrojnë aty me mandate të tëra pa qenë asnjëherë një zë i qytetarëve dhe u përgjigjen vetëm partive të tyre, dhe nuk u përgjigjen  në mënyrë të drejtë dhe të drejtpërdrejtë qytetarëve të zonave të tyre që mund t’i kenë votuar, sepse ne nuk e marrim vesh me listën e mbyllur kush dhe sa i voton”, tha Çepani.