Ballina Politika ‘Territorialja’, flet Koçeku: Ku është garancia që kjo reformë mundet me funksionu...

‘Territorialja’, flet Koçeku: Ku është garancia që kjo reformë mundet me funksionu në të ardhmen?

56
0

E ftuar në nje studio televizive, Marjana Koçeku u shpreh se Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova sa i përket kulturës demokratike dhe funksionimit të institucioneve, ndërsa për reformën territoriale kërkoi që ajo të shihet edhe nga perspektiva e banorëve të zonave më të largëta.

Përtej zgjedhjeve, po edhe në indekse ndërkombëtare që masin demokracinë e brendshme, funksionalitetin e institucioneve, nivelin e korrupsionit, si funksionon drejtësia, Kosova ka dalë gjithnjë më mirë se Shqipëria dhe vendi më funksional në rajon përsa i përket këtyre matësve. Reforma territoriale.

Po, unë kam qenë pjesë e komisionit derisa u largova nga grupi i Partisë Socialiste. Reforma territoriale mendoj, së pari, fillon me një diagnozë të asaj të kaluarës se çfarë është bërë gabim dhe çfarë duhet të përmirësohet.

Për një politikan nuk mjafton që thjesht të pranojë gabimin edhe të nisë një reformë tjetër, sepse ku është garancia që kjo reformë mundet me funksionu në të ardhmen.Nuk e kam pa në asnjë moment dhe vazhdoj të mos e shoh. Që në mbledhjen e parë që ka bërë komisioni i posaçëm i reformës territoriale, unë kam kërkuar që këtë reformë, sidomos këtë reformë, mos ta shohim nga Tirana. Po ta shohim nga vetë rrethet edhe me syrin e cepave më të largët dhe banorëve në të gjitha periferitë e Shqipërisë.

Sepse ata janë që përballen me pasojat direkte dhe indirekte mbi atë çka sjellin reformat në vendin e tyre. Një banor i një cepi të veriut, jugut apo diku të Shqipërisë së mesme, nuk duhet të jetë i detyruar që të vijë në Tiranë apo në qendrat më të mëdhaja urbane për të pasur akses në të mirat publike. 

Dhe pikërisht për këtë qëllim duhet të zbatohet edhe vetë reforma territoriale dhe të gjitha reformat e tjera që pasojnë. Ndërkohë, ajo çka ka ndodhur këtë muaj, pikë së pari e dëshmon koha e vënë në dispozicion për reformën”, u shpreh Koçeku.