Ballina Aktualitet DW jehonë protestës në Tiranë: Policia bllokoi hyrjet e parlamentit në të...

DW jehonë protestës në Tiranë: Policia bllokoi hyrjet e parlamentit në të katër anët

36
0

Radio gjermane Dojçevelle i ka bërë jehonë protestës së sotme tek parlamenti.

Me një postim në rrjetet sociale, DW shkruan se, qytetarët kanë pritur me protesta deputetët në nisje të sesionit të ri, ndërsa policia kishte blinduar parlamentin.

‘Nisja e sesionit të ri parlamentar në Tiranë u prit me protesta.

Me thirrjet “Nuk na përfaqësoni!” protestuesit pritën deputetët në hyrje të Kuvendit.

Nuk munguan edhe tensionet, ku protestuesit qëlluan me vezë në drejtim të efektivëve të policisë, duke çuar në shoqërimin e disa prej tyre.

Para nisjes së seancës plenare dhe protestës, policia bllokoi hyrjet kryesore dhe vendosi perimetër sigurie në të katërta anët e Parlamentit.’, shkruan DW në postimin në rrjetet sociale.