Ballina Kronika E trishtë/ Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithě jetën

E trishtë/ Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithě jetën

57
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi disa fotografi familjare krah bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre.

Në mesazhin e saj, Hoti shprehu dhimbjen për humbjen e partnerit të jetës.

“U prehsh në paqe i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im! Do na mungosh gjithë jetën”, shkroi ajo.

Elda Hoti dhe bashkëshorti i saj ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Familjarët e tjerë kanë bërë me dije se shkak i ndarjes nga jeta të Ndojës ishtë një atak kardiak.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ladi Ndojës ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për deputeten dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.