Ballina Sport Edon Zhegrova asiston, Juventusi trondit Napolin

Edon Zhegrova asiston, Juventusi trondit Napolin

52
0

Juventusi ka triumfuar ndaj Napolit me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në Torino, në kuadër të javës së 10-të të Serie A.

Protagonist në këtë fitore ishte reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili kontribuoi drejtpërdrejt në golin e parë të skuadrës torineze.

Zhegrova u aktivizua në minutën e 59-të dhe vetëm pak minuta më vonë dha asistimin për golin e epërsisë së Juventusit.

Në minutën e 70-të, Kerim Allajbegoviq realizoi një eurogol nga rreth 17 metra, pas asistimit të Zhegrovës. Goditja e tij e fuqishme përfundoi në këndin e sipërm të majtë të portës së Napolit, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Ndërkohë, te Napoli, Amir Rrahmani u aktivizua në minutën e 46-të, duke zëvendësuar Giovanni Di Lorenzon.

Në minutën e 75-të, Napoli mbeti me një lojtar më pak. Luca Marianucci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të palejuar dhe u përjashtua nga loja.

Juventusi e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 87-të vulosi fitoren. Jeremie Boga kontrolloi bukur një pasim në hyrje të zonës së rreptësisë dhe nga rreth 17 metra realizoi një gol të bukur, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë për rezultatin përfundimtar 2:0.

Pas javës së 10-të në Serie A, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 17 pikë, tri më shumë se Napoli, që renditet në pozitën e tetë.