Ballina Sport Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë

Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë

41
0

Skënderbeu dhe Vllaznia kanë ndarë pikët pasi barazuan 1-1 mes tyre, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore, të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës.

Korçarët ishin më kërkues në pjesën e parë dhe dominimi i tyre u shpërblye në minutën e 31-të, kur sulmuesi Bismark goditi saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë pas një krosimi perfekt të dhuruar nga Shkëmbi.

Megjithatë, skuadra kuqeblu reagoi pas pushimit, në kërkim të golit të barazimit. Këmbëngulja e miqve dha rezultat në minutën e 67-të falë Bekim Balaj, i cili shënoi me kokë pas asistit të Muratajt. Minutat e mbetura të sfidës ishin të tensionuara, veçanërisht për kampin shkodran që pretendoi për dy penallti, por sistemi VAR dhe gjyqtari kryesor lejuan vazhdimin e ndeshjes.

Të dy portierët, Dobjani i Skënderbeut dhe Jukaj i Vllaznisë, u kthyen në protagonistë me pritjet e tyre deçizive, duke ruajtur të pandryshuar shifrat deri në vërshëllimën finale.

Me këtë barazim, Skënderbeu mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa kriza e rezultateve thellohet për Vllazninë e cila mbetet në vendin e nëntë me vetëm 9 pikë të grumbulluara.