Ballina Lifestyle Përfundon turneu i The Pussycat Dolls, Ashley Roberts shfaqet mahnitëse dhe emocionon...

Përfundon turneu i The Pussycat Dolls, Ashley Roberts shfaqet mahnitëse dhe emocionon fansat

40
0

Grupi i njohur amerikan “The Pussycat Dolls” ka përmbyllur koncertin e fundit të turneut të ribashkimit, ndërsa këngëtarja Ashley Roberts ka ndarë me ndjekësit emocionet e saj pas këtij rrugëtimi.

Roberts është shfaqur në formë të shkëlqyer në skenë, e veshur me një kostum me motive leopardi, i cili vinte në pah linjat e saj trupore. Ajo kishte kombinuar një bluzë të shkurtër me prerje të hapura me pantallona të shkurtra me bel të lartë, geta rrjetë dhe çizme të gjata me të njëjtin motiv.

Me flokët bionde të lëshuara në onde të lehta, këngëtarja ka pozuar para kamerës, duke shënuar kështu përfundimin e turneut të shumëpritur të rikthimit të grupit, shkruan The Sun.

Pas koncertit të fundit në Brazil, Ashley iu drejtua ndjekësve të saj në Instagram me një mesazh emocionues, duke shprehur habinë dhe entuziazmin për pritjen që morën.

“Brazil… 40 mijë njerëz të mrekullueshëm. Ishte diçka e çmendur!”, shkroi ajo.

Duke kujtuar se grupi nuk kishte performuar më parë në këtë shtet, Roberts tha se ishte mahnitur nga dashuria, energjia dhe pasioni i publikut, ndërsa i cilësoi fansat si të jashtëzakonshëm.