Ballina Kronika 12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë në Vlorë

12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë në Vlorë

42
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një vajzë 12-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së saj, duke pësuar plagë serioze në trup dhe kokë.

Pas ndihmës së parë në spitalin rajonal, e mitura është nisur për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet dhe referuar materialet në Prokurori për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.