Ballina Sport Messi nuk e fsheh: Kalimi te PSG ishte një vendim i nxituar,...

Messi nuk e fsheh: Kalimi te PSG ishte një vendim i nxituar, ndihem shumë mirë te Inter Miami

48
0

Lionel Messi luajti për disa sezone te PSG. Sulmuesi argjentinas, theksoi se vendimi për të nisur aventurën në Paris, nuk ishte i duhuri.

“Ishte një vendim që duhej ta merrja shpejt sepse më duhej të largohesha nga Barcelona. Ato dy vite nuk ishin të këndshme për mua. Nuk isha i lumtur në përditshmëri, në stërvitje, gjatë ndeshjeve. Kisha vështirësi në përshtatje.

Ardhja tek Inter Miami ishte një mundësi e mirë pas vështirësive në vitet e fundit në Paris. Ndihem shumë mirë këtu. Sinqerisht, jam i lumtur dhe jetoj dita-ditës. Karriera ime? Qëllimi im i vetëm dhe ëndrra ime e vetme, që i vogël, ishte të bëhesha profesionist, të luaja futboll”,- tha ai.