Ballina Aktualitet Çfarë po ndodh?/ Mijëra shpendë të ngordhur në Durrës, autoritetet karantinojnë fermën

Çfarë po ndodh?/ Mijëra shpendë të ngordhur në Durrës, autoritetet karantinojnë fermën

73
0

Mijëra shpendë kanë ngordhur në një fermë në Durrës, duke çuar në vendosjen e karantinës në fermën përkatëse nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë. Sipas informacionit, ngordhja ka ndodhur në një fermë të vendosur në  njësine Administrative Rashbull, Bashkia Durrës, dhe shërbimi veterinar ka reaguar menjëherë për të vendosur karantinën.

Janë marrë mostra nga shpendët dhe janë dërguar për analiza në Laboratorin e Referencës, ISUV, për të përcaktuar shkakun e ngordhjes. Pavarësisht se dëmtimet janë raportuar vetëm në një kapanon nga katër kapanonët e fermës, struktura rajonale dhe autoritetet përkatëse janë duke kryer hetime të thelluara epidemiologjike.

Ferma, e cila ka rreth 227,708 krerë shpendësh, është njoftuar për rritjen e masave të biosigurisë. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë ka njoftuar gjithashtu Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për situatën dhe ka kërkuar rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.