Ballina Europë Po transportonin kokainë me vlerë 6 milionë euro, bien në prangat e...

Po transportonin kokainë me vlerë 6 milionë euro, bien në prangat e policisë italiane 2 shqiptarë….

65
0

Dy shqiptarë janë arrestuar të Itali, pasi janë kapur nga autoritetet duke transportuar një sasi prej 20 kg drogë, e cila kapte vlerën e 6 milionë eurove.

Dy shqiptarët të moshës 36 dhe 25 vjeç, po lëviznin me dy makina në momentin kur u ndaluar nga Policia, në kryqëzimin Terni Ovest.

Në njërën nga makinat policia gjeti 4 pako me drogë, ndërsa në tjetrën 16 pako. Lënda narkotike ishte fshehur në dyshemenë e rreme të bagazhit.