Në Buenos Aires, protestat e pensionistëve dhe tifozëve të futbollit kundër masave të kursimit të qeverisë së presidentit Javier Milei përfunduan në përplasje të dhunshme me policinë.
Pensionistët kërkuan rritje pensionesh për të përballuar standardin e ulët të jetesës, ndërsa tifozët e futbollit u solidarizuan me ta. Policia përdori gaz lotsjellës, ujë me presion dhe fishekë gome për të shpërndarë protestuesit që hidhnin gurë.
Si pasojë, autoritetet ndaluan hyrjen në stadiume për individët e dhunshëm që morën pjesë në trazirat.