Ballina Bota ​Trump feston 100 ditët e para të mandatit, ndërsa lajmëron se do...

​Trump feston 100 ditët e para të mandatit, ndërsa lajmëron se do të arrijë një marrëveshje me Kinën

29
0

Në Michigan – shteti amerikan i industrisë automobilistike, presidenti i SHBA-së zgjedh të festojë 100 ditët e para të mandatit të tij. “Më të mirat ndonjëherë, dhe ky është vetëm fillimi. Epoka e artë sapo ka filluar”, tha ai.

Gjatë fjalimit, Donald Trump deklaroi se SHBA-ja do të arrijë një “marrëveshje të drejtë me Kinën” në fushën tregtare.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ai theksoi se Pekini është i interesuar për një marrëveshje dhe se edhe Shtetet e Bashkuara kanë të njëjtin qëllim.

Trump mbrojti politikat tarifore, duke u shprehur se SHBA është keqtrajtuar nga partnerët tregtarë ndër vite, si nga miqtë ashtu edhe nga armiqtë. Ai shtoi se tarifat janë një mjet i nevojshëm për të korrigjuar këto padrejtësi dhe për të mbrojtur prodhimin amerikan.

Trump u pyet nëse kishe ndonjë preferencë për papën e ardhshëm.

“Do të më pëlqente të isha [unë] papa. Do të ishte zgjedhja ime e parë”, Donald Trump u përgjigj me humor.

“Nuk kam ndonjë preferencë”, shtoi ai, duke përmendur se ka një kardinal në Nju Jork që mund ta bëjë këtë punë. Referenca duket se është për Kardinalin Timothy Dolan.