Ballina Politika Ambasada Amerikane publikon historinë e prokurores së SPAK Dorina Bejko, ja sfidat...

Ambasada Amerikane publikon historinë e prokurores së SPAK Dorina Bejko, ja sfidat e saj

69
0

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë dje në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dorina Bejko në kuadër të Muajit të Gruas, Marsit. Ndër të tjera prokurorja tregon arsyen pse zgjodhi këtë profesion.  “Zgjodha të bëhem prokuror sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, deklaroi ajo. Më tej ajo zbulon sfidat nuk kanë qenë të lehta. “Të qenit prokurore grua shoqërohet në vetvete dhe me paragjykimi e diskriminime të llojit që një prokuror grua nuk është aq e fortë sa një prokuror burrë”, tregon ajo. Karriera e saj nuk ka qenë e lehtë. Përpara se të jetë në prokurorinë më të rëndësishme aty ku hetohen zyrtarët e lartë, Dorina Bejko ka punuar 14 vite në prokurorinë e Pogradecit, ku  jetojnë dhe familjarët e saj dhe tregon sfidat dhe si ia doli të përballojë trysninë. “Fakti që kam punuar në qytetin ku jetojnë familjarët e mi ma kanë shoqëruar karrierën profesionale me vështirësi apo paragjykime rast pas rasti. Nuk ka qenë e lehtë për mua të kem pasur përballë si të pandehur prindër të shokëve, shoqeve të fëmijëve të mi apo të njohur të familjarëve të mi. Ia kam dalë të mund këtë trysni duke menduar se nuk jam unë ajo që duhet të ndihet e pasigurtë apo të kisha frikë por duhet të ndihen ata se shkelën ligjin, ndërsa unë kam qenë vetëm duke kryer detyrën time në respekt të ligjit”, shprehet ajo. Në fund ajo, ka dhe një mesazh për gratë në fillim të karrierës. “U bëj thirrje të vazhdojnë e të mos dorëzohen”, shtoi ajo. Ndërkohë në mesazhin që shoqëron videon Ambasada e SHBA shkruan: “Për Muajin e Grave, ne jemi krenarë të nxjerrim në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë dhe po na frymëzojnë.”.