Ballina Slider Supermaji i finaleve të mëdha në Tring Sport

Supermaji i finaleve të mëdha në Tring Sport

23
0

Në platformën më të madhe sportive në Shqipëri, ky fundsezoni sportiv do të jetë spektakolar. Me Gjysmëfinalet dhe Finalen e Madhe të Mynihut në Champions League, Serie A dhe garën për titull deri në ndeshjen e fundit, Finalen e Kupës së Italisë, Finalet e Konferencave në NBA, Moto Gp, Superligën Portugeze, MAJI do të jetë një muaj feste, me shije finalesh dhe kampionësh.

FIKSONI DATAT:

6-7 MAJ 2025 – CHAMPIONS LEAGUE GJYSMËFINALET – AKTI I DYTË

4 skuadra, 2 vende, 1 finale e ëndërruar. Më të mirët e Evropës përballen në gjysmëfinalet spektakolare të Ligës së Kampionëve, për të siguruar biletën e “Road to Munich” dhe e gjithë bota e futbollit do të jetë me sytë drejt tyre.



INTER – BARCELONA, 6 MAJ, 21:00, TS1
PSG – ARSENAL, 7 MAJ, 21:00, TS1


12 DHE 18 MAJ 2025 – RAUNDET PËRCAKTUESE NË SERIE A

Me disa supersfida që do të përballin mes tyre të gjithë pretendentët e një sezoni që ende është i gjithi i hapur, për të përcaktuar kështu kampionin e ri, por edhe “Zonën Champions”.

LAZIO – JUVENTUS, 11 MAJ, JAVA 36, TS1
ATALANTA – ROMA, 12 MAJ, JAVA 36, TS1


INTER – LAZIO, 18 MAJ, JAVA 37, TS1
FIORENTINA – BOLOGNA, 18 MAJ, JAVA 37, TS1
ROMA – MILAN, 18 MAJ, JAVA 37, TS1


14 MAJ 2025 – FINALJA E KUPËS SË ITALISË
2 super ekipe në finalen e madhe të Coppa Italia 2025. Milani kërkon titullin e dytë të sezonit, kurse Bologna të shkruajë historinë. Me një transmetim live që do të nisë që në orën 20:00 në Tring Sport 1, finalja e Kupës së Italisë premton emocione të mëdha.

MILAN – BOLOGNA, 14 MAJ, 21:00, TS1
21-22 MAJ 2025, FINALET E KONFERENCAVE NË NBA

Në Lindje dhe Perëndim do të luhen finalet që do të përcaktojnë “mbretin” e secilës konferencë. 4 skuadra nga të dyja konferencat në përplasje direkte mes tyre, që do të prodhojnë 2 finalistët e mëdhenj. Është koha e spektaklit të madh të NBA!


31 MAJ 2025 – CHAMPIONS LEAGUE – FINALJA E MADHE E MYNIHUT
Mbajeni mend mirë këtë datë! Është festa jonë e madhe sportive. Nga Kick Off Show, te superndeshja e deri te transmetimi live drejtpërdrejt nga “Munich Football Arena” dhe nga Studio Champions në Tring me Eva Murati dhe Lorik Cana për një maratonë sportive, finalja e datës 31 MAJ do të jetë ELEKTRIZUESE.

DREJTPËRDREJT NGA MYNIHU
LIVE NË STUDIO CHAMPIONS

SUPERMAJI I FINALEVE NË TRING SPORT, përmbyll një sezon sa spektakolar edhe surprizues, për t’i lënë vendin, nga gushti, një tjetër sezoni që do të mirëpresë më shumë spektakël, më shumë sport elitar, më shumë kompeticione.

Ju tashmë e dini, jemi gati të udhëtojmë drejt GJERMANISË e BUNDESLIGËS, sepse s’ka tifoz pa TRING!

Me Tring OTT dhe abonimet 12-mujore me ofertën e pakrahasueshme promocione për vetëm 10,900 lekë mund te ndiqni kudo dhe kurdo Bundesligën, por edhe paketën më prestigjioze sportive me Uefa Champions League, Serie A, Coppa Italia, NBA, MotoGP e shumë të tjera – Ferma VIP e përfshirë gjithashtu!

ZGJIDH TRING, ZGJIDH SPEKTAKLIN!