Ballina Sport Milani “sakrifikon” Theo Hernandez, francezi ka arritur marrëveshjen me Bayernin

Milani “sakrifikon” Theo Hernandez, francezi ka arritur marrëveshjen me Bayernin

15
0

Lajmet që vijnë nga Spanja i bëjnë të dridhen tifozët e Milanit, që tashmë janë në luftë të hapur me klubin: Bayerni i Mynihut ka arritur një marrëveshje me Theo Hernandez për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar francez në Bundesligë në verën e ardhshme.

Bavarezët, të cilët duket se janë të destinuar të humbasin Alphonso Davies në drejtim të Madridit, e kanë patur vëmendjen te anësori i Milanit prej disa kohësh, pasi kishin në radhët e tyre edhe vëllain e tij Lucas, tani në PSG.

Këtë e raporton Mundo Deportivo, e cila flet për një marrëveshje në parim të gjetur tashmë mes Bayernit dhe Theo Hernandez, pavarësisht një kontrate të vlefshme deri në vitin 2026 dhe deklaratave të francezit.

Për gazetën spanjolle, Theo, edhe para Leaos, mund të jetë lojtari i sakrifikuar për të mbledhur para dhe për të vazhduar ristrukturimin e skuadrës së kuqezinjve në verë, e cila filloi në 2023 me shumë nënshkrime mes mesfushës dhe sulmit.