Gjatë një interviste në Rtsh në emisionin “Një natë sa një jetë”, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë, poetja Zhuliana Jorganxhi ka folur për atdheun e saj Shqipërinë nga larg.
“Jam shumë mirënjohëse gjithë publikut shqiptar dhe juve që po organizoni këtë mbrëmje për familjen time. Ju jam shumë mirënjohëse dhe ju flas në emër të gjithë familjes sime.
Kam mall për të gjithë bashkëpunëtorët, kanë qenë mbi njëqind autorë që kanë bashkëpunuar me mua të brezave të ndryshëm dhe unë ju jam mirënjohëse dhe i falenderoj për atë besimin që patën ata të bashkëpunonin me mua.
Më mungon shumë publiku, më mungojnë autorët, më mungon Shqipëria.”- ka thënë artistja e njohur në një lidhje live në studion e RTSH.
Zhuliana Jorganxhi është autore e qindra teksteve të këngëve shqiptare ndër vite në festivalet e këngës në RTSH. Ajo njihet gjithashtu si shkrimtare dhe poete. Sot ajo jeton në Trieste të Italisë.