Ballina Kronika Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari...

Përshtati lokalin për vendosjen e lojërave të fatit, vihet në hetim 23-vjeçari në Malësi të Madhe

36
0

Një 23-vjeçar është vënë në hetim në Koplik të Malësisë së Madhe. Ai kishte përshtatur lokalin në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit.

Policia ka ndarë edhe pamjet nga lokali ku dallohen edhe 3 makineta që përdoreshin për lojërat e fatit.

“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Gj., 23 vjeç, banues në Koplik, pasi nga kontrolli i kryer në lokalin që administronte ky shtetas, në Koplik, u gjetën 3 makineta që shërbenin për lojëra fati”, njofton policia.