Ballina Kronika Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i...

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet

77
0

Një pacient ka humbur jetën ditën e sotme pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve të siguruara pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.

Gjatë qëndrimit në spital, pacienti ka rënë nga kati i tretë i godinës, duke humbur jetën.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e saj. Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit.

Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat e qëndrimit të pacientit në spital.