Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga zjarre, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke bërë që flakët të afrohen pranë zonave të banuara.
Sipas raportimeve nga terreni, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, ndërsa në disa raste po përdoren edhe mjete rrethanore, pasi mjetet e zakonshme nuk arrijnë në zonën e zjarrit.







