Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas njoftimit të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, për zhvillimin e një leksioni të hapur me ta.
Megjithëse studentët janë paraqitur në ambientet e QSUT-së në pritje të ministres, Kumbaro nuk është përballur me ta. Mbetet e paqartë nëse leksioni i paralajmëruar do të zhvillohet.
Ndërkohë, paralelisht me këtë situatë, përpara Ministrisë së Arsimit po zhvillohet një protestë studentore, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë kërkesë të panegociueshme.







