Ballina Kronika Mashtrimi me call centerat/ Kërkoi shtyrjen e vendimit për arsye shëndetësore, GJKKO...

Mashtrimi me call centerat/ Kërkoi shtyrjen e vendimit për arsye shëndetësore, GJKKO rrëzon kërkesën e Elisa Çaçit

22
0

Elisa Çaçi e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për mashtrim me call centerat si pjesë e grupit të Bruno Çobos, ka paraqitur pranë GJKKO kërkesën me objekt: “Shtyrja e ekzekutimit të vendimit penal nr. 51, datë 05.10.2026, me shkakun se vuan nga një sëmundje që pengon ekzekutimin e vendimit.

Gjyqtarja Alma Kodraliu ka rrëzuar kërkesën e Elisa Çaçit.

Njoftimi i GJKKO

Kërkuesja Elisa Çaçi më datë 06.10.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Shtyrja e ekzekutimit të vendimit penal nr. 51, datë 05.10.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak se e dënuara Elisa Çaçi vuan nga një sëmundje që pengon ekzekutimin e vendimit; Pezullimin e ekzekutimit deri në shqyrtimin e kësaj kërkese.”.2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Alma Kodraliu, me vendimin nr. 675, datë 29.10.2026, vendosi:

1. Papranueshmërinë e kërkesës së paraqitur nga kërkuesja Elisa B. Çaçi.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkueses.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 29.10.2026.