Erdgys Arrazi i dyshuar se ushtronte dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve të hedhur bashkë me nënën në lumin Bunë në Shkodër, në rrjete sociale pasqyronte një realitet tjetër. Në profilin e 31-vjeçarit në Facebook, vihet re se fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”. Nuk mungojnë as etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.