Ballina Politika Imuniteti i Ballukut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler: Pavarësia e drejtësisë duhet garantuar, reforma...

Imuniteti i Ballukut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler: Pavarësia e drejtësisë duhet garantuar, reforma të jetë e pakthyeshme!

41
0

Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, eurodeputetja Isabel Wiseler Lim, ka ngritur si shqetësimin mos heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Wiseler-Lima vlerësoi punën e SPAK-ut dhe theksoi se ky institucion gëzon një nivel të lartë besimi te qytetarët shqiptarë. Megjithatë, ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si garantohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe nëse reforma në drejtësi do të vijojë të jetë e pakthyeshme.

“Kur isha në maj këtu si vëzhguese e zgjedhjeve, ju ishit në fushatë, e tani ju shoh këtu si kolegë dhe mund të flasim si parlamentarë me njëri-tjetrin.

SPAK-u është në fakt një nga institucionet të cilit shqiptarët i kanë më shumë besim dhe ka qenë i suksesshëm brenda reformës në drejtësi. Kjo është një nga format për të cilën është rënë dakord nga të dyja palët.

Por pavarësia nuk është se sigurohet menjëherë. Kërkesat për imunitet vendosen këtu lehtë dhe pyetja është: a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Unë besoj fort se po”, tha ajo.