Ballina Politika “7×7 =6 mln”, Rama ironi për lobimin e PD: 3 patriotëve u...

“7×7 =6 mln”, Rama ironi për lobimin e PD: 3 patriotëve u lindi në zemër të tregojnë në SHBA sa e bukur është këneta!

47
0

Nga Gjirokastra, ku vijoi me turin e radhës elektoral, kryesocialsiti nuk la pa komentuar kontratën 6 mln dollarë të lobimit në SHBA. Rama ironizoi Sali Berishën duke thënë se tani nga 7×7=42 janë bërë 7×7 =6 mln dollarë. Sa i takon fonacionit MAGA për të cilën PD thotë se u themelua nga patriotë shqiptarë që kanë dalë edhe garant për kontratën e lobimit, Rama me ironi thotë se befasisht “3 patriotë nga e njëjta familje u lindi në zemër të nxjerrin 6 mln që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta”.

“Aritmetika ka hyrë në një histori të panjohur, 7×7=42 habiteshim dhe qeshnim, po s’kishim parë asgjë, se u bë 7×7 =6 mln, me këtë kontratën e patriotëve, që befasisht 3 patriotë nga e njëjta familje u lindi në zemër të nxjerrin 6 mln që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta. Është e habitshme se si pastaj, në kënete thuhet ca janë këto 6 mln, këto s’janë asgjë me çfarë ka bërë narko regjimi, çfarë ka bërë Rama me qeverinë, është fundi ky”, tha Rama