Ballina Politika Si do vijojë aksioni opozitar pa Berishën? Ja si përgjigjet deputetja Koti

Si do vijojë aksioni opozitar pa Berishën? Ja si përgjigjet deputetja Koti

99
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti tha se sesioni i parë i parlamentit për këtë vit do të zhvillohet sërish me opozitën në protestë.

Ajo tha se aksioni opozitar do të vazhdoj atje ku u la në 2023 dhe se do të vazhdojë deri sa të arrihet një rezultat pozitiv për opozitën.

Koti tha gjithashtu se pas parlamentit protesta do të vijojë në rrugën “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si rruga e Salës. Ata sërish do të mblidhen poshtë pallatit ku ndodhet në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha për të vijuar me aksionin opozitar.

“Do jetë një sesion jo si gjithë të tjerët. Ne këtë kemi gati një vit që kemi nisur me protestën brenda parlamentit.

E kemi vazhduar përsëri në sesionin e shtatorit deri në dhjetor. Kështu që ne do e vazhdojmë atje ku e kemi lënë aksionon tonë opozitar,për të kërkuar ato që me të drejtën tonë kushtetuese na takojnë.

Dita e hënë do të jetë një ditë ku do të jemi në protestën tonë të radhës brenda parlamentit, për të vazhduar më pas protestën në orën 18:00 te rruga e doktor Berishës.

Është një aksion që ka kohë që ka nisur, do të vazhdojë deri sa të kemi një rezultat për opozitën, por jo vetëm për të, kjo është për demokracinë, për lirinë e fjalës dhe për zbatimin e ligjeve dhe të kushtetutës së Shqipërisë”,-tha Sorina Koti  në një intervistë për Euronews Albania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu