Ballina Opinion Pse humbën konservatorët austrialianë, që morën LaCivita-n si strateg?!

Pse humbën konservatorët austrialianë, që morën LaCivita-n si strateg?!

47
0

Nga Fitim Zekthi 

Në Australi, opozita e djathtë ka humbur shumë rëndë zgjedhjet!

Liberalët kanë marrë rreth 20 vende në Parlament, krahasuar me rreth 60 të partisë së kryeministrit Anthony Albaneze.

Një nga partitë më të rëndësishme të opozitës u konnsultua nga eksperti amerikan i strategjive zgjedhore, Chris LaCivita.

Kështu tha vetë LaCivita. Fitorja e partisë së kryeministrit Albaneze është e dyta në një kohë shumë të shkurtër pas asaj të partisë liberale të kryeministrit Carney në Kanada, dy parti këto që kanë ndërtuar fushatë edhe kundër variantit turbo të të djathtës që kërkon të përhapë presidenti Trump.

Duket se Trump iu shkakton humbje të mbështetjes popullore partive që përkrah. Edhe liberalët në Kanada, edhe opozita në Australi dukej se do fitonin para se Trump të merrte presidencën.

Tani jo vetëm që humbën, por kryetarët e opozitës nuk fituan as vetë si kandidatë për në Parlament. Është koha vetëm për të djathtë konservatore, të përunjur, të dhembshur, pa këto marrëzitë dhe turpet populiste, ksenofobe, islamofobe.