Ballina Bota Kinë/ Fundosen 2 varka që transportonin turistë, 3 të vdekur dhe 60...

Kinë/ Fundosen 2 varka që transportonin turistë, 3 të vdekur dhe 60 të plagosur

199
0

Tre persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën kur dy anije që transportonin turistë u përmbysën në një lumë në Kinën jugperëndimore, raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Rreth 70 persona ranë në lumë kur dy varka u përmbysën në një lumë në qytetin Jiangxi, provinca Guizhou, thanë autoritetet lokale për Xinhua.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende 14 persona.

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhen “çdo përpjekje e mundshme” për të gjetur të zhdukurit dhe për të trajtuar të plagosurit.