Këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak propozojnë shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kanë drejtuar një kërkesë zyrtare me anë të së cilës kërkojnë shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.
Kërkesën e tyre e bazojnë në Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, neni 62, shkronja c, që shprehet “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur (pika c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, ju bëjmë me dije se periudha 3-mujore e cituar në ligj përfundon këtë fundjavë, pasi ka filluar më datë 10 shkurt 2025 në ditën e arrestimit z. Erion Veliaj.
Si rrjedhojë, Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali, anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD kërkojnë: “Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, më datë 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitjes së pandërprerë në detyrë të z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj.
Kërkesa e tyre vjen në një kohë kur Erion Veliaj vijon të jetë në burgun e Durrësit, me katër akuza.