Ballina Kronika Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person, transportohet drejt...

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person, transportohet drejt Traumës

43
0

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme si pasojë e një konflikti të çastit të regjistruar në afërsi të fshatit Manati në Lezhë.

I dëmtuari është paraqitur fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës me plagë në pjesën e barkut. Pas ndërhyrjes së parë mjekësore dhe stabilizimit të parametrave jetësorë, bluzat e bardha kanë vendosur transportimin e tij me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar për shkak të natyrës së lëndimeve.

Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën pranë Manatisë. Për kapjen e personave të përfshirë, shërbimet e rendit kanë ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore lidhëse dhe në hyrje-daljet e qytetit.

Deri në këto momente, autori ose autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende. Grupi hetimor po vijon punën për mbledhjen e provave materiale dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë përgjatë zonës, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i policisë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e konfliktit.