Ballina Aktualitet 2800 të dënuar dhe paraburgosur me të drejtë vote, 1400 të përjashtuar...

2800 të dënuar dhe paraburgosur me të drejtë vote, 1400 të përjashtuar nga ligji i dekriminalizimit

43
0

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rreth 2800 të dënuar dhe paraburgosur nga të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend kanë të drejtë vote.

1400 nga të dënuar nuk do të votojnë, pasi janë të përjashtuar nga ligji i dekriminalizimit, që ndalon pjesëmarrjen në procesin zgjedhor për persona të dënuar për vepra të caktuara penale.

Pjesa tjetër e të burgosurve dhe të paraburgosurve janë përfshirë në listat e votuesve dhe po votojnë në qendrat e organizuara brenda ambienteve të sigurisë, nën mbikëqyrjen e autoriteteve zgjedhore dhe strukturave të sigurisë.