Ballina Kronika Droni zbulon parcelat me kanabis në Mukje të Krujës, sekuestrohen 130 bimë...

Droni zbulon parcelat me kanabis në Mukje të Krujës, sekuestrohen 130 bimë narkotike! 2 të arrestuar

16
0

Dy parcela kanabisi janë zbuluar në flagrancë nga droni monitorues në fshatin Mukje në Krujë.

Në kuadër të operacionit ‘Monitorimi’ u zbulua se në këto dy parcela ishin kultivuar 130 bimë narkotike, ndërsa janë kapur duke shkuar për t’u kujdesur për bimët narkotike, edhe dy persona.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë.  Gjatë kontrollit në banesën e Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.

‘Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Monitorimi”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak.’- njofton policia.