Ballina Kronika E rëndë/ 15-vjeçari humb drejtimin e mjetit dhe përplaset me murin, lëndohet...

E rëndë/ 15-vjeçari humb drejtimin e mjetit dhe përplaset me murin, lëndohet 4-vjeçari

9
0

Një akisdent i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, ku dyshohet se një 15-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit me iniciale R. G.

Policia njofton se i mituri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të një banese. Për pasojë është dëmtuar një i mitur vetëm 4 -vjeç i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Janë referuar materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.