Ballina Aktualitet Vota e diasporës, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në...

Vota e diasporës, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në 19:00! Ja si paraqiten shifrat

34
0

Të paktën 187,916 vota nga diaspora kanë mbërritur deri më tani. Afati i fundit i pranimit të zarfeve është ora 19:00, më pas asnjë nuk do të pranohet.

Së fundmi, kanë mbërritur 7300 vota, mbi 5000 prej të cilave janë nga Greqia. Kështu votat që kanë mbërritur nga shteti fqinj shkojnë në rreth 50 mijë nga 68 mijë në total. Sakaq pritet të vijë edhe një tjetër avion në orën 13:30.

Tirana mban numrin më të lartë të votave me 16.7%, ndjekur nga Fieri me 10.2%, Durrësi me 7.9% dhe të tjerët.

Numërimi i votës se diasporës është i kushtëzuar nga fillimi i numërimit të qarqeve respektive.