Ballina Lifestyle Fansat supozojnë se kënga e fundit e Miley Cyrus është dedikim për...

Fansat supozojnë se kënga e fundit e Miley Cyrus është dedikim për ish-bashkëshortin Liam Hemsworth

0
32

Miley Cyrus ka publikuar “More to Lose”, projekti i saj i katërt nga albumi i ardhshëm Something Beautiful.

Videoklipi i këngës u publikua gjithashtu të premten dhe është një video e thjeshtë në bardh e zi, ku Miley shfaqet duke kënduar për një marrëdhënie që nuk po shkon mirë.

Në fillim të videos, fituesja e çmimit Grammy, 32 vjeçe, derdh lot teksa këndon.

Në mesin e videos, këngëtarja e Wrecking Ball shfaqet me një fustan të shkëlqyeshëm pa rripa, ndërsa në fund të videos është veshur me një pallto të zezë dhe një kapuç që ngjan me atë të Batman-it.

Kjo këngë vjen pas tre publikimeve të fundit të saj: Prelude, Something Beautiful dhe End of the World, të gjitha pjesë e këtij albumi.

“More to Lose” është shkruar dhe prodhuar në bashkëpunim me Autumn Rowe, Michael Pollack, Jonathan Rado, Shawn Everett dhe BJ Burton.

Something Beautiful është albumi i nëntë në studio i Miley-t dhe do të publikohet më 30 maj.

Fansat kanë spekuluar se personi për të cilin këndon Miley është ish-burri i saj, Liam Hemsworth, 35 vjeç, por ajo nuk e ka përmendur kurrë qartë se për kë bëhet fjalë.

“Tek një këngë si ‘More to Lose’, u përpoqa ta realizoj me një xhirim të vetëm”, shpjegoi Miley në një video promovuese të postuar para publikimit të këngës.