Ballina Lifestyle Blenny Blanco flet për herë të parë për Selena Gomez dhe planet...

Blenny Blanco flet për herë të parë për Selena Gomez dhe planet për fëmijë

15
0

Partneri i këngëtares Selena Gomez, Benny Blanco, ka folur gjatë për martesën dhe fëmijët, për herë të parë që kur ata e bënë lidhjen e tyre publike.

Sipas një raporti nga The Daily Mail, Blanco i bleu Gomez “disa gjëra vërtet të mira” për të festuar përvjetorin e tyre të parë, dhe ai gjithashtu po planifikon që ta bëjnë lidhjen serioze.

Së fundmi, ai tregoi për Howard Stern planet e tij për të pasur fëmijë dhe pranoi:

“Ky është si qëllimi im i radhës në jetë. Unë kam shumë nipër dhe mbesa. Është gjëja ime, më pëlqen të jem pranë fëmijëve!”

Sa i përket takimit të parë me Selenën, ai tha:

“Ishte kaq çmenduri. Kur dolëm në takimin tonë të parë, as që e dija se ishte një takim. Më kujtohet që isha ulur atje dhe ajo tha: “Epo, unë mund të kisha veshur diçka ndryshe për këtë takim,” dhe unë thashë: “Çfarë?! Jemi në një takim?!”

Blanco pranoi se ka ende momente në marrëdhënien e tyre ku ai mendon: “Unë nuk kërkoj një botë që mund të ishte më mirë se kjo.”

Për Selenën, ai pati vetëm fjalë të ëmbla: “Ajo është më e lezetshmja, më e bukura, më e ëmbla, në gjithçka. Ajo është vërtet shoqja ime më e mirë. Ne qeshim gjatë gjithë ditës. Ajo më frymëzon.”