Ballina Kronika Burgu Peqinit, të tjera detaje: Gjenden 8 litra raki të kamufluara në...

Burgu Peqinit, të tjera detaje: Gjenden 8 litra raki të kamufluara në shishe uji, verë e uiski. Sasia e alkolit sa furnizmi i një lokali lagje me liçencë për një muaj

52
0

Në burgun e Peqinit nuk mungon jo vetem komunikimi, pasi janë sekuestruar celulare po nga informacioni i Drejtorise se Burgjeve që ka ushtruar kontrollin janë gjetur edhe sasi alkoli qe mesa duket shërbenin per festiem ditelindjesh.

Kontrolli i radhës i kryer sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin mësohet se të burgosurve u janë gjetur dhe sekuestruar alkool, celulare, karikuese e kufje.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilët pasditen e kësaj të shtune kanë publikuar pamje nga operacioni i kryer në burgun e Peqinit.

Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e sotme në burgun e Peqinit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8 litra raki të kamufluara në shishe uji, verë në shishe “Coca Cola”. Ndërsa uiski mësohet se është gjetur në një shishe të madhe të çajit të ftohtë.

Ndërsa bëhet me dije se në qelinë e të dënuarit me iniciale G.B. u gjetën dhe sekuestruan: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.