Ballina Politika Balla ironi me zgjedhjet në PD, por PS prej 17 vitesh e...

Balla ironi me zgjedhjet në PD, por PS prej 17 vitesh e ka harruar këtë proces qoftë edhe me Mereme

59
0

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka gjetur sërish kohën për t’u marrë me telashet e PD. Balla ka ironizuar procesin e brendshëm zgjedhor në PD, thënë se demokratët të votojnë si të duan, fitues do jetë Saliu.

“Nga zgjedhjet thonë do bëjmë referendum. E duam Saliun, nuk e duam Saliun. Votoni si të doni demokratë, 100% do dalë Saliu”, deklaroi Balla me buzëqeshjen e atij që sapo i kujton ca emra banditësh apo BalLukun, Mirlindën e Ergysin, ngryset dhe flet se po i digjet shpirti për Shqipërinë.

Pavarsisht asaj që po ndodh në PD, ku nuk kanë munguar deklarimet e çdo lloji, te reagimi i Ballës fillon edhe teatri me i zi ku ironia i kthehet në shami të zezë qoftë edhe për kë proces.

Skena ku një eksponent i lartë i PS bën ironi me mungesën e demokracisë dhe garës te fqinjët, është sa qesharake, aq edhe cinike. Përpara se të merret me “krahun e bufit” në PD, Balla bën mirë të na kujtojë se kur ka qenë hera e fundit që në partinë e tij është zhvilluar një garë reale, me dy ose më shumë kandidatë, për postin e kryetarit?

Që prej vitit të largët 2009, në Partinë Socialiste postit të kryetarit nuk i afrohet asnjë “Mereme”, asnjë “Salianj” dhe asnjë guximtar tjetër. Atje gara nuk është e paracaktuar si te PD-ja, atje thjesht nuk ekziston fare. Kryetari rikonfirmohet me duartokitje, me statute që interpretohen sipas dëshirës, ose thjesht me supozimin se “kur jemi në pushtet, s’ka pse bëhen zgjedhje”.

Për të ironizuar farsën e tjetrit, duhet që të paktën vetë të plotësosh minimumin e një standarti. Kur ti vjen nga një strukturë politike ku pushteti i liderit është absolut, i padiskutueshëm dhe i betonuar prej gati dy dekadash pa asnjë lloj gare të brendshme, ironia ndaj opozitës është e tepërt.