Ballina Kronika Kontroll ‘blic’ në burgun e Peqinit, zbulohen telefona celularë dhe pije alkoolike...

Kontroll ‘blic’ në burgun e Peqinit, zbulohen telefona celularë dhe pije alkoolike në qeli

63
0

Goditet një rast i posedimit të sendeve të ndaluara në burgun e Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, strukturat e IEVP Peqin, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në ambientet e institucionit, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë. Në operacion morën pjesë Forcat Operacionale të DPB-së, si dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, Fier dhe Durrës.Gjatë kontrolleve, të dënuarit të sigurisë së lartë me inicialet G.B. iu gjetën 1 shishe raki prej 2 litrash, 2 shishe uiski me kapacitet total 1.5 litra, 1 shishe verë 1.5 litra dhe 2 karikues telefoni.

Po ashtu, të dënuarit P.V. iu sekuestruan 1 telefon celular i tipit iPhone, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless.Ndërkohë, te i dënuari L.D. u gjetën 2 telefona celularë, përkatësisht një Google Pixel me ngjyrë të zezë dhe një Samsung me ngjyrë gri, si dhe 1 karikues dhe 3 shishe raki prej 2 litrash.

Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.