Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij Erjon Vishkullin, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë.
Plagosja e të riut është pjesë e hetimeve që organi i akuzës ka nisur për përdorimin e dyshuar joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Vishkulli u dëmtua në sy gjatë përplasjes me policinë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 28-vjeçari u transportua drejt Italisë, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në përpjekje për të shpëtuar shikimin.







