Ballina Lifestyle Tom Holland dhe Zendaya blejnë rezidencë luksoze prej 9.4 milionë eurosh në...

Tom Holland dhe Zendaya blejnë rezidencë luksoze prej 9.4 milionë eurosh në periferi të Londrës

26
0

Çifti i njohur i aktorëve, Tom Holland dhe Zendaya, kanë investuar në një rezidencë luksoze në periferi të Londrës, me vlerë 8.25 milionë paund, rreth 9.4 milionë euro.

Prona ishte nxjerrë fillimisht në shitje për 9 milionë paund, por dy aktorët arritën ta siguronin me një çmim 750 mijë paund më të ulët.

Rezidenca shtrihet në një sipërfaqe prej rreth katër hektarësh dhe ka mbi 465 metra katrorë hapësirë banimi, pesë dhoma gjumi, katër ambiente pritjeje dhe katër banjo.

Sipas mediave të huaja, blerja e re ka ngjallur interes edhe mes banorëve të zonës, veçanërisht fansave të vegjël të aktorit që interpreton Spider-Man.

Holland dhe Zendaya u njohën në vitin 2017 gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming” dhe prej atëherë lidhja e tyre u zhvillua edhe jashtë ekranit. Çifti u fejua në dhjetor 2024, ndërsa Holland konfirmoi në qershor se ata ishin martuar.